Transmetuar më 16-03-2023, 10:24

Gjirokastër – Një 47-vjeçar me inicialet A.SH., banues në Gjirokastër është vendosur në pranga ditën e sotme nga policia pasi pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij në bashkëpunim me bashkëshorten.

Bashkëshortja e tij, qytetarja M.SH., 44 vjeçe është duke u proceduar në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.