Transmetuar më 16-03-2023, 10:01

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë goditi rajonin e Ishujve Kermandets të Zelandës së Re të enjten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).

Thellësia e tërmetit u vlerësua 10 kilometra, ndërkohë është lëshuar një paralajmërim për cunami.

Zelanda e Re, si dhe rajoni më i gjerë, ndodhet në rajonin shumë sizmik të të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit”, një hark 40,000 km vullkanesh dhe llogoresh oqeanike që mbyll pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor.