Transmetuar më 15-03-2023, 23:29

Këngëtarja e mirënjohur e skenës, Besa Kokëdhima ka treguar se në ”Big Brother Albania Vip 2”, të preferuar ajo ka Luizin.

Këtë e ka treguar edhe sot përmes një mesazhi të gjatë dërguar përmes ”Big Love”. Ajo e cilëson fenomen Luizin dhe që e pret që të këndojnë bashkë, kur ai të dalë nga ky format.

Po ashtu në mesazhin e këngëtares ka një vlerësim për çdo banor, por ajo nuk përmend Qetsorin. Kiarën artistja e vlerëson për maturinë që ka treguar në lojë. Olën për banoren luftarake që tregon.

”Urime Luiz! Të përshëndes të falënderoj për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh. Je një fenomen, çdokujt i duhet një ”Luiz” në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt.

Kurdo që të dalësh, të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiarës princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku,

Armaldo paqësori, Visi shpirtmiri, Kejsi yllli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj”, është mesazhi i Besës.