Transmetuar më 15-03-2023, 23:05

Tiranë- PD dhe PL u regjistruan si koalicion i përbashkët për zgjedhejt e 14-Majit me siglën ‘Bashkë Fitojmë" Por ka reaguar menjëherë Enkelejd Alibeaj.

Ai e quan shkelje të rëndë përdorimin e emrit dhe siglës së PD-së, ndërsa dërgimin e dokumentit zyrtar në KQZ ai e konsideron veprim në kufijtë e një vepre penale.

Alibeaj: Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale.

PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozerisë politike të drejtuesit të saj.

Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit