Transmetuar më 15-03-2023, 22:50

Barbara Oliver, gruaja e ish-lojtarit të San Lorenzo, Michael Díaz, humb jetën gjatë aksidentit. Shpëton bashkëshorti dhe djali i tyre që ishte në makinë. Humb jetën edhe shoferi i kamioçinës.

ARGJENTINE – Michael Díaz, një ish-lojtar i San Lorenzos dhe djali i trajnerit të skuadrës saudite Al Hilal, Ramón Díaz, u arrestua pas një aksidenti fatal me makinë në Buenos Aires të mërkurën. Si pasojë e tragjedisë ka ndërruar jetë Barbara Oliver, gruaja e ish-futbollistit.

Automjeti i drejtuar nga Michael u përplas kokë më kokë me një kamion të vogël. Si pasojë e përplasjes, përveç Barbarës, drejtuesi i mjetit tjetër, një ish-zjarrfikës 65-vjeçar, ka ndërruar jetë menjëherë, pasi makinat e tyre u përplasën.

Majkëlli, 37 vjeç, është mirë, ashtu si edhe djali i tij 8-vjeçar Milo, i cili ishte gjithashtu në automjet. Të dy u transferuan në spital. Michael theu këmbën dhe mbetet në paraburgim nga policia, sapo të lirohet. Ai do të jetë në dispozicion të drejtësisë, e cila mund të padisë djalin e Ramón Diaz për një vrasje të dyfishtë.

Në rrjetet sociale, Al Hilal, klubi i drejtuar nga Ramón Díaz dhe që ishte nënkampion në Kupën e fundit të Botës për Klube dhe Al Nassr, klubi i Cristiano Ronaldos, i shprehën ngushëllimet e tyre trajnerit idhull të River Plate.