Transmetuar më 15-03-2023, 21:27

Kristi debatoi ashpër me Luizin në oborr dhe shkak për këtë, u bë “strategjia” e tij për të dërguar në nominim veten, Kristin dhe Armaldon.

Ai i tha Luizit se nuk e beson fare që ai do Armaldon jashtë kësaj shtëpie dhe i tha atij se nuk është fare koherent me deklaratat që bën, pasi dje tha tjetër gje dhe sot thotë tjetër gjë.

Kristi i cilësoi fjalët dhe veprimet e Luizit si “skuthllëqe” dhe tha se ai “bashkëpunon” me Armaldon për ta mbajtur atë brenda shtëpisë dhe jo për ta nxjerrë jashtë siç thotë ai.

Luizi nga ana tjetër, tha se ai nuk po bën ndonjë gjë për ta mbajtur Armaldon në shtëpi dhe shtoi se edhe sikur ai të mos merret fare me Maestron, ai ka mbështetjen e Oltës, Kiarës, Qetsorit, Elvisit, Nitës, Deas dhe disa të tjerëve.

Ai u shpreh se nuk po e mban ai Armaldon në shtëpi, por këta të tjerët.