Transmetuar më 15-03-2023, 21:04

“Bashkë fitojmë”. Kështu do të quhet koalicioni i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit, në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme është publikuar edhe sigla e koalicionit, pjesë e të cilit janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha, PDK dhe PBDNJ.

Ndërkohë partia udhëheqëse do të jetë PL. Përfaqësuesi i kësaj partie, Endrit Braimllari ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.

Koalicioni ‘Aleanca Liberale e Djathtë’ ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ kërkesën për rregjistrimin në zgjedhje. Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, të cilët do jenë nën siglën ‘ALD’.

Partitë zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.