Transmetuar më 15-03-2023, 14:33

Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada është bërë kryefja e mediave shqiptare për shakak të përmëndjes së tij nga Luiz Ejlli në ‘Prime’-in e djeshëm. Jacobs ka reaguar në rrjetet sociale pasi zbuloi se Luizi kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.

Ai ka postuar në Instagram një foto të tij duke vlerësuar strategjinë e tij me një mesazh anglisht. “Përshëndes këtë ikonë dhe fansat e tij të mbrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar Big Brother Vip, dërgoj gjithë dashurinë time drejt Shqipërisë”-shkruan ai.

Shpesh Luizi është shprehur se gjatë qëndrimit të tij brenda BBV ka ndjekur disa edicione të këtij formati në versionin kanadez dhe madje ka marrë “mësime” prej tyre si të jetë një lojtar i fortë.

Por mbrëmjen e të martës, pas leximit të zarfit të zi që e penalizonte atë, Luizi u shpreh se kishte bërë qëllimisht plan për të komunikuar me Kristin dhe Armaldon në tualet, në mënyrë që ata të tre të shkonin përballë njëri tjetrit në televotim.