Transmetuar më 15-03-2023, 14:30

Gerard Pique foli qartë në RAC1. Katalanasi nuk iu shmang përgjigjeve për Dani Alves: “Është një rast i komplikuar, unë e njoh dhe e vlerësoj Alves.

Gjithë çështja për kolegët e tij është shumë çoroditëse, dua që drejtësia të bëjë punën e saj. Derisa të më thonë që e ka bërë atë krim (përdhunimin e një 23-vjecareje), duhet të presim".

Më tej, Pique shtoi: "Gjëja më e lehtë është të thuash se është fajtor. Unë dua të pres atë që thotë gjyqtari, le ta ndihmojmë ‘viktimën’ në këtë proces gjyqësor. Është shumë e ndërlikuar.

Kur lexoj lajmet, si ish-partner i Alves në fushë për disa vite kam një gjendje shoku. Ne kemi ndarë gjithcka, nuk do ta mendoja kurrë se do ta shihja në këtë situatë".

Nuk është një situatë e thjeshtë: "Nëse përdhunimi i vajzës ka ndodhur, duhet të jemi të ashpër me të dhe me gjithçka. Unë do të isha edhe më i ashpër se drejtësia, sepse jam kundër njerëzve abuzues.

Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin, burra dhe gra. Aspiroj një botë që nuk duhej të ndodhte kjo. Do të ishte e pafalshme nëse vërtetohen akuzat ndaj Alves".