Transmetuar më 15-03-2023, 13:09

Të ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” kanë qenë dy nga miqtë më të mirë të Luiz Ejllit, Jon Ndoja dhe Mario Deda. Ata e kanë shprehur maksimalisht mbështetjen që kanë për mikun e tyre dhe për lojën që ai po bën brenda “Big Brother VIP” dhe pak javë më parë ata i bënë atij edhe një surprizë brenda shtëpisë.

Pjesë nga intervista:

Si e shohin miqtë e tij marrëdhënien e këngëtarit me Kiarën dhe lojën e tij?

Ja si përgjigjet Mario:

Raporti që ata kanë është zgjedhja e tyre. Ne e shohim shumë bukur për sa kohë që ai është i lumtur, ka gjetur një partnere që e ruan, e tërheq ndonjëherë. Është bukur kur ai e mbron, e dashuron ashtu. Ne na shkruajnë njerëzit, kanë lënë punët e tyre për t’u marrë me BBV dhe Luizin. Ky është efekti i Luizit, nuk është rastësi. Ai e ka nivelin e inteligjencës shumë të lartë.

Çfarë keni për t’i thënë të gjithëve atyre fansave të Luizit që nuk e pëlqejnë Kiarën?

Joni: Unë shoh një konfirmim të Luizit vazhdimisht, sa herë që njerëzit e dyshojnë, ai e rikonfirmon dashurinë që ka për Kiarën. Ai ka treguar që lë edhe lojën për të. Nga njëra anë kanë të drejtë sepse kanë parë disa veprime që nuk u pëlqejnë, por ne duhet të besojmë Luizin.

Mario: Mos ndikoni në jetën e tjetrit, ajo është jeta e tij. Nëse ju pëlqen Luizi, vazhdojmë mbështesim Luizin. Ka aq shumë dashamirës të Luizit, sa i bezdis edhe një mizë që mund të fluturojë në shtëpi.