Transmetuar më 15-03-2023, 11:57

Të fitosh një ndeshje të Champions League 7-0 dhe të jesh i zhgënjyer? Kjo ndodh, edhe nëse emri juaj është Pep Guardiola. Megjithatë, arsyeja nuk ka të bëjë me futbollin.

Trajneri i Manchester City, në fund të ndeshjes ndaj Leipzig shprehu një dëshirë që nuk iu realizua kurrë për një pasion të tij.

“Julia Roberts erdhi në Angli disa vite më parë, kur Manchester United nuk po shkonte mirë. Ne ishim më mirë, por ajo shkoi te Manchester United, nuk erdhi për të na vizituar”.

Aktorja amerikane është një idhull i Guardiolës, siç ka zbuluar vetë trajneri: "Unë kam tre heronj në jetën time: Michael Jordan, Tiger Woods, Julia Roberts. Edhe nëse fitoj Champions League me Manchester City, nuk do ta kompensojë dot zhgënjimin që Julia Roberts shkoi te Manchester United dhe nuk erdhi te ne".

Kush e di, tashmë aktorja vendos të befasojë fansin e saj të madh duke kurorëzuar ëndrrën e Guardiolës.