Transmetuar më 15-03-2023, 11:20

Zvicër- Zvicra k♪7rkon që paga minimale të jetë 5000 euro. Kërkesa vjen nga Partia Socialdemokrate. Një pagë e tillë minimale ekziston në kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt, Neuchâtel, Jura dhe Ticino, por PS kërkon që ajo të futet në gjithë Zvicrën, shkruan "20minuten".

Deputetja e Dhomës Nacionale, Samira Marti (PS), sheh nevojën për veprim në fushën e shitjes me pakicë, logjistikës, gazetarisë dhe bujqësisë.

Ajo i bën thirrje Këshillit Federal të bëjë propozime se si mund të rritet mbulimi i kontratave, për shkak se llogaritet se një milion qytetarë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre të jetesës.

Propozimi i partisë ka hasur në rezistencën e politikanëve të partive të djathta. Në Zvicër ka rreth një milion punëtorë e bëhet fjalë për persona të punësuar nga 20 deri në 59 vjeç dhe jetojnë në një familje që, pavarësisht se punojnë nuk kanë të ardhura mbi nivelin jetik.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se rreth një e katërta e punonjësve që kanë përfunduar një stazh fitojnë më pak se 5000 franga bruto në muaj dhe gjysmë milioni punonjës fitojnë më pak se 4100 franga bruto./albinfo.ch