Transmetuar më 15-03-2023, 10:44

Shkruhet Erling Haaland, lexohet njeriu i rekordeve. Sulmuesi norvegjez i Manchester City, në fakt doli sërish në skenë mbrëmë me fanellën e “Citizens”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig, duke shënuar 5 gola ndaj gjermanëve.

Kjo “manita” e tij e ngjit yllin norvegjez të futbollit në kuotën e 33 golave në Champions League për vetëm 25 ndeshje të luajtura. Nuk ka pasur kurrë lojtar si ai, me 22-vjeçarin që ka thyer kësisoji rekordin e mbajtur nga Ruud Van Nistelrooy (31 gola në 34 ndeshje).

Një sezon i vërtetë rekordesh për gjigantin e Manchester City, i cili mbërriti nën urdhërat e Pep Guardiolës verën e kaluar nag Borussia Dortmund dhe arriti në këto nivele gol pas goli, mes Premier League dhe Kupave të Evropës.

Me golat e shënuar kundër Leipzig, sulmuesi i datëlindjes 2000 e çon produktin e tij finalizues sezonal në 39 gola, nga të cilët 28 i ka realizuar në Premier League, 1 në Kupën EFL dhe 10 në Champions League.

Në Ligën moderne të Kampionëve, të inauguruar në sezonin 1992-1993, vetëm 2 lojtarë të tjerë kishin shënuar 5 gola në një ndeshje të vetme të fazës me eliminim direkt, konkretisht Luiz Adriano (në Bate Borisov-Shakhtar 2014-2015) dhe Lionel Messi (në Barcelona-Bayer Leverkusen 2011-2012).

Haaland, i cili tashmë ka befasuar me fanellën e Norvegjisë, duke nënshkruar 9 gola ndaj Hondurasit në maj 2019, hyn me këmbën e djathtë në “klubin e madh”.

Ndërkohë, në Angli ka nga ata që “hanë thonjtë e duarve”, duke qenë se Haaland preferoi kombëtaren norvegjeze para “Tre Luanëve”. Me këta të fundit mund të thirrej që kur lindi në Leeds.