Transmetuar më 15-03-2023, 09:58

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” kanë hyrë dy banorë të rinj. I pari që u prezantua ishte Gerti Koxha, i cili njihet nga publiku prej modelingut.

Në klipin e tij prezantues, 25-vjeçari u shpreh se do të ‘rifreskojë atmosferën’ që ka ‘pushtuar’ shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë duke qeshur shtoi se shtratin do donte ta kishte pranë çdo banori, përveç Luiz Ejllit.

“Jam Gerti Koxha 25 vjeç, me profesion dentist por njohja me publikun është prej modelingut. Unë po futem në Big Brother për të ndryshuar pak atmosferën me një identitet ndryshe sepse shtëpia ka nevojë për pak rifreskim.

Besoj se një cilësi e imja është analizimi i personazheve dhe bashkëveprimi me ta besoj që mund të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe nga personazhet e tjerë.

Nëse jetën time do e krahasoja me një këngë do ishte ‘Shkalla e suksesit’. Do doja që shtratin ngjitur ta kisha me çdo person, përveç Luizit. Strategjia ime për lojën nuk është konkrete se gjithmonë teoria me praktikën ndryshojnë. Unë kam një bindje për secilin nga banorët por kur hy aty rrafshohen.

Big Brother për mua tregon shumë realitetin shqiptar në një lupë. Asnjë person nuk mund të jetë gati 100 për qind për këtë lojë, por mendoj se mund t’ja dal”, tha ai.