Transmetuar më 15-03-2023, 00:52

Një incident të pakëndshëm dhe të sikletshëm ka përjetuar mbreti i Anglisë, Charles, gjatë vizitës së tij në një xhami në Brick Lane në Lindjen e Londrës, ku shoqërohej nga gruaja e tij Camilla.

Kur Charles hoqi këpucët si zakonisht veprojnë njerëzit kur futen në xhami, kishte një vrimë në çorapin e tij të zi që u vu re nga kamera.

Pamjet e videos që u publikua u bënë  shpejt virale.

Krahas komenteve tallëse, ka edhe shumë të tjerë që thonë se kjo është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo dhe se mbreti tregon se është një person i thjeshtë. /noa.al