Transmetuar më 14-03-2023, 18:36

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.