Transmetuar më 14-03-2023, 15:33

Pas debateve të shumta që patën gjatë ditës, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë kaluar në mbrëmje disa momente mjaft të bukura. Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar të qeshurat, batutat si dhe kunjat.

Aktorja i tha në një moment këngëtarit që t’i jepte dorën. Ai ia dha dorën dhe iu bashkua edhe moderatorja. Luizi u tha që të mos flisnin se donte të shijonte këtë moment.

Olta i tha se nuk do e prishë, por Luizi ia kthen se nuk ia ka besën, pasi ajo pastaj të nxjerr në nominim.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Tu afrua dora

Kiara: Për çfarë shërben kjo? Do ti lëmë pas të gjitha Olta?

Olta: Jo, tani fillon Kiara

Luizi: Tani filloj me të fërkuar. Ça ka Fotinia që nuk është rehat?

Kiara: Nuk do ti lëmë pas të gjitha Olta?

Luizi: O Fot, a nuk mundesh me e lënë ndonjë gjë për nesër në mëngjes, po e ke ndarë mendjen tani?

Kiara: Ça do lëmë pas?

Luizi: Luizin, lëreni pas të dyja

Olta: Unë kam punë me Kiarën. Po ti ngaqë je llafazan nuk pushon dot, nuk kemi çfarë të bëjmë

Luizi: Unë thjesht kërkoj që të më lini ta shijoj këtë lumturi, dashuri, ndjenjë

Olta: Nuk do ta prishim

Luizi: Ty nuk ta kam besën, se këtë the para zarfit dhe na nxore në nominim.

Olta: Prapë do nxjerr në nominim

Luizi: Tani do nxjerrësh në nominim Kiara, Armaldo dhe Dea

Olta: Ky është në trurin tim. Sa inat e kam, se i them mos fol se më bën që të ndryshoj se mos të dalë sikur më detyron ai.

Luizi: E çuditërisht ti ndryshon vetëm Armaldon