Transmetuar më 15-03-2023, 08:44

"Rasti Negreira? Nuk dija asgjë për të". Këto janë fjalët e Gerard Pique, ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe aktualisht president i “Kings League”, për mikrofonat e RAC1. Mes temave të ndryshme të trajtuara, spanjolli foli edhe për skandalin e lidhur me klubin Blaugrana, i cili dyshohet se ka paguar deri në 7 milionë euro në total për arbitrat ndërmjet viteve 2003 dhe 2018.

Para të paguara saktësisht për zv.presidentin e atëhershëm të Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë. "Kjo pyetje është më shumë për trajnerin dhe stafin teknik, – sqaron Pique. – Lojtarët spanjollë tashmë i njohin gjyqtarët, trajnerët dhe lojtarët që vijnë nga jashtë mund të kenë nevojë për ndihmë.

Nuk e di nëse puna e Negreira ishte të na asistonte në këtë drejtim. Megjithatë, ne ishim jashtë kësaj gjëje, nuk dinim asgjë për këtë. Unë kurrë nuk e kam takuar atë apo djalin e tij. Nuk mendoj se Barcelona i bleu arbitrat, për këtë ‘vë dorën në zjarr’. Klubi i pagoi atij një rrogë në mënyrë të fshehur…, kjo nuk ka kuptim. Janë thjesht komplotet e zakonshme kundër nesh, jemi mësuar me to”.

Pique ka folur edhe për Jose Mourinhon. Trajneri portugez shpërtheu kundër Blaugrana-ve gjatë kohës që drejtonte Real Madridin. Shprehja e tij pas humbjes në gjysmëfinalen e Champions League është e famshme: "Nëse them atë që mendoj dhe ndjej, karriera ime përfundon sot. Duke qenë se nuk mund të them atë që ndjej, do të bëj vetëm një pyetje dhe shpresoj që një ditë të marr përgjigjen: Pse?"

Kjo është përgjigja e Piqué: "Nuk ka nevojë të thuhet asgjë. Ne i kontrolluam ndeshjet, kampionatet, kupat. E vërteta është se ishim shumë superiorë ndaj të gjithëve, nuk vareshim nga arbitri për mirë apo për keq. Në ato vite jetonim në një epokë të artë, është një çështje që prokurori po e shqyrton dhe duhet studiuar”.