Transmetuar më 14-03-2023, 13:29

Kur lexon ose dëgjon emrin Ronaldinho, kujtimi i një shfaqjeje futbolli, magjie dhe akrobacie, talenti dhe gëzimi të vjen menjëherë në mendje. Megjithatë, ka nga ata që e lidhin menjëherë këtë emër me samba, festa dhe marrëzi, duke qenë se ish-futbollisti brazilian ka qenë gjithmonë një dashnor i jetës së natës.

Ky është rasti i kilianit Patricio Rubio, partneri i Ronaldinhos gjatë përvojës së tij te Querétaro më 2015, në Meksikë. Sulmuesi 33-vjeçar, aktualisht në klubin më të mirë të Kilit, Ñublense, foli në podcastin "Pelotazo Al Vacío" duke kujtuar me nostalgji festat e harbuara të Ronaldinhos.

“Ishte çmenduri, nuk e dini se çfarë ishte shtëpia e tij. Mbërrita në shtëpinë e tij dhe miqtë po luanin kudo, kishte kamerierë që të shërbenin pije… E pabesueshme”. Kiliani sqaroi sesi fituesi i "Topit të Artë" në vitin 2005 kujdesej shumë për mbrëmjet e tij festive:

“Gjithçka ishte falas, tapetet e kuq, rojet, siguria kudo, femrat… Asokohe ishte koha më e keqe për t’u fejuar. Ishte një jetë ndryshe falë Ronaldinho…"