Transmetuar më 14-03-2023, 13:04

Rasti tronditës i Dan Hutrës që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, mbetet temë që diskutohet.

Së fundmi ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila mbeti e plagosur me thikë dhe vetëm gjatë ditëve të fundit është përmirësuar.

Elena tregon se Dan Hutra kishte shkuar në banesën e saj dhe kishte qëlluar fillimisht motrën e saj dhe kunatën. Më pas ai kishte goditur në faqe me thikë vetë Elenën, teksa kishte dashur të qëllonte edhe djalin e tyre, por fatmirësisht nuk ja ka dalë.

“Ka qenë aty…e kam parë që ka shkrepur armën drejt meje, pastaj në ato momente ka dalë mami para meje, të më mbronte. E kam shtyrë dhe i dola para mamit. Mbaj mend që na ka sharë me llafe të ndryshme dhe na ka gjuajtur me armë.

Donte të qëllonte djalin…e kisha në krah djalin. E kam kapur prej krahu dhe e çova nga dhoma tjetër. Ka ikur me vrap. Më qëlloi me thikë sapo ka hyrë brenda, më qëlloi në faqe. ‘Do ju vras të gjithëve’ tha ai”, tha Elena.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd