Transmetuar më 14-03-2023, 12:26

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar bashkë me gruan e tij Liri Berisha panairin e përvitshëm në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, kjo e fundit është ndalur në një nga stendat ku shiteshin çanta.
Zonja Berisha pasi ka marrë në dorë një çantë, shitësja ka tentuar t’ia dhurojë, por ka ndërhyrë ish-kryeministri, duke shtuar se; në panair çdo gjë blihet.
Ndërkohë, zonja Berisha ka marrë çantën, ndërsa ka paguar 40 mijë lekë.