
Ndarja e Shakirës dhe Gerard Piqué është bërë thuajse çështje shtetërore. Të gjithë gjykojnë, të gjithë kanë një mendim në Spanjë.
Gjykimi i fundit vjen nga një kolege e Shakirës, kantautores britanike Adele, e cila nuk ka mundur të mos flasë për intervistën e fundit që ylli i pop-it dha në emisionin "Late Show" të Jimmy Fallon.
“E ndoqa intervistën e saj te Jimmy Fallon…, ish-burri i saj është në telashe”, – deklaroi Adele para mijëra fansave të saj në një koncert të mbajtur fundjavën e kaluar në Kolumbi.
Fjalë të pakta, por shumë të rënda, që janë përhapur me zjarr nëpër rrjetet sociale dhe që janë të destinuara të ngrenë një bujë të re.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





