Transmetuar më 14-03-2023, 12:17

Një minator është plagosur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se minatori është plagosur gjatë punës në një nga minierat në Bulqizë.
Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, minatori është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





