Transmetuar më 14-03-2023, 11:27

Aq shumë bubullima sa ra shi…; thotë një proverb i lashtë, që duket se përshkruan atë që do të ndodhte me Keita Baldé Diao dhe Simona Guatieri, protagonistë të një historie thashethemesh që ndezi mediat sociale janarin e kaluar, së bashku me Wanda Nara dhe Mauro Icardi.

Pak më shumë se një muaj pas thashethemeve për një lidhje jashtëmartesore me showgirl-in argjentinas, të cilën Balde dyshohet se e ka takuar në Dubai, ish-sulmuesi senegalez i Lazios dhe Interit (tani te Spartak Moska), po ndahet nga gruaja e tij (dhe nëna e dy fëmijëve të tyre).

Në atë kohë, ajo e kishte sulmuar rëndë dhe pa shumë takt Wanda Narën (të cilën e përfshiu në kategorinë e grave të quajtura në zhargonin italian "Wacche"). Ato ditë bënë bujë edhe fotot që portretizonin dy femrat me të njëjtin xhevahir rreth qafës, një lule jeshile ‘Van Cleef & Arpels" me çmim rreth 3500 euro.

Me sa duket mohimet e Keita-s (dhe ato të vetë showgirl-it argjentinas) nuk ndihmuan shumë, duke qenë se pas disa javësh lidhja e sulmuesit senegalez me të shoqen hyri në krizë, siç do të tregonin disa të dhëna.

E para është se të dy kanë pushuar së ‘ndjekuri’ njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Modelja dhe showgirl-ja italiane ka injoruar edhe ditëlindjen e 28-të të futbollistit, i cili e ka festuar i vetëm, siç nuk kishte ndodhur në raste të tjera.

Dhe për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, më në fund mbërrijnë disa audio që sipas shtypit argjentinas, Baldé dyshohet se ia ka dërguar Wanda Narës në mes të skandalit.

“Kam vuajtur shumë në këtë periudhë pa e ditur se si ishe dhe çfarë po ndodhte me ty, – do t’i kishte thënë Keita ish-gruas së Icardit, bashkëlojtarit të tij në kohën e Interit. – Nëse shoh njerëz që flasin keq për ty ose shpikin gjëra nuk më pëlqen.

Jo të gjithë e njohin personin e mrekullueshëm që jeni dhe zemrën që keni. Ti je fantastike, je një grua e mrekullueshme, vërtet, ke një zemër të jashtëzakonshme".

Në orët e fundit duket se situata nuk është aq e rëndë, duket qartë se ka një krizë të vazhdueshme mes Keita Balde dhe gruas së tij, por me dy fëmijët e vegjël në mes ekziston dëshira për ta ndrequr marrëdhënien, larg zhurmës mediatike.

Ndërkohë, futbollisti ka postuar një foto në Instagram së bashku me dy fëmijët e tij, shoqëruar me një dedikim të veçantë: “Familje…, aty ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurrë”.