Transmetuar më 14-03-2023, 10:00

Noemi Bocchi, e dashura e re e Francesco Tottit, ishte me pushime në Dubai fundjavën e kaluar. Totti ishte i angazhuar në një turne padeli, ndërsa partnerja e tij e shoqëroi mes detit, sportit dhe blerjeve.

Gjatë një momenti relaksi në dhomë, Noemi publikoi një foto me bikini, por e fshiu pak sekonda më vonë. Megjithatë, dikush arriti t’i bënte "screen" nga ekrani i celularit dhe imazhi gjithsesi u bë "viral".

Nuk është e qartë nëse Noemi e hoqi atë sepse Francesco do të ishte bërë xheloz apo sepse ai nuk donte të ngjallte polemika, por sigurisht shfaqi një fizik të skalitur dhe të mirëstrukturuar.

Ilary Blasi ka darkuar në një restorant të njohur në Romë, saktësisht në restorantin “Il Tartarughino”, drejtor artistik i të cilit është Alex Nuccetelli, miku historik i Francesco Tottit.

“Së pari më njoftoni, pastaj hajdeni në restorantin tim? Unë shoh pak arrogancë në këtë sjellje”, – deklaroi Nuccetelli për zgjedhjen e prezantueses së Mediaset, e cila nuk kishte rezervuar paraprakisht ndonjë tavolinë me të dashurin e saj Bastian, motrat Melory e Silvia, si dhe një grup miqsh.

Alex nuk e vlerësoi këtë arrogancë, sipas tij: “Unë kurrë nuk shkova në dhomën ku ata po darkonin. Gjithashtu sepse kishte njerëz që nuk kisha dëshirë t’i takoja”.

Alex Nuccetelli komentoi lidhjen mes Blasi dhe të dashurit të saj të ri: “Mendoj se kanë një marrëdhënie të ndryshme nga ajo që Ilary kishte me Tottin. Ai më duket si një djalë i ri. Francesco ishte një burrë, që merrte të gjitha përgjegjësitë”.