Transmetuar më 14-03-2023, 09:35

Një 24-vjeçare në Mitrovicë është gjetur pas shenja jete në banesën e saj.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.