Transmetuar më 14-03-2023, 08:12

Kanada- Dy persona vdiqën dhe nëntë të tjerë u plagosën pasi u përplasën nga një kamion në qytetin e vogël Amqui, në provincën kanadeze të Quebec, tha policia të hënën. Shoferi 38-vjeçar fillimisht u arratis, por më vonë u dorëzua tek autoritetet. Nuk dihet ende nëse shoferi ka goditur me qëllim këmbësorët.

Dy viktimat janë dy burra të moshave 60 dhe 70 vjeç. Mediat kanadeze raportuan se mes të plagosurve janë edhe fëmijë që po trajtohen në spitalin lokal. Autoritetet po zhvillojnë një hetim për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë, tha Hélène Saint-Pierre, zëdhënëse e policisë.

Shoferi u përplas me autobusin e një çerdhe, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur disa të tjerë. Policia dyshon se shoferi, Pierre Ny St-Amand, e futi qëllimisht autobusin në çerdhe dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë.