Transmetuar më 13-03-2023, 22:31

Luizi ia thotë në sy Kiarës: Sa shëmtuar dukesh kështu!

Debati mes Kiarës zgjati për më shumë se 30 minuta. Luizi i tha Kiarës se ajo po duket shumë shëmtuar me deklaratat që ajo po bën dhe se po shpik gjëra të paqena.

Ai i tha Kiarës se po e bën atë me faj, ndërsa ajo i tha se e meriton një gjë të tillë. Luizi i tha Kiarës se ai po duket shumë keq në sy të publikut për mënyrën se si ai po kominikon me të, duke i thënë, “Kaq po të them”, “E more vesh?”…

Kiara tha që nuk i intereson nëse duket shëmtuar, pasi ajo ka të drejtë të flasë me partnerin e saj dhe se gojën nuk do e mbajë mbyllur deri kur Big Brother të përfundojë.

Ajo madje i tha Luizit mos t’ja përmendë më komentin që ajo është bërë shoqe me Dean. Por, ky i fundit i tha se është fakt që ato të dyja janë afruar me njëra-tjetrën.

Luizi- Kiarës/ Në një lidhje ka dashuri, përkujdesje dhe vëmendje. Cilën më dhe ti mua?

Pasi i tha disa herë, “Ik o Luiz se të dhemb koka”, Luizi i kërkoi Kiarës që të mos e kthejë këtë situatë në tallje.

Kiara u shpreh se ai po e bën shumë tragjike dhimbjen e kokës, pasi nëse nuk do e përballonte dot, ashtu siç ai thotë, nuk do hipte mbi topin e “Vodafone”.

Luizi i tha Kiarës se edhe dje ishte keq dhe se ka ikur koha kur ai prishte lojërat e shtëpisë. Kjo e fundit i tha Luizit se ai i ka prishur të gjitha lojërat e shtëpisë, koment të cilin, Luizi e cilësoi si gabim.

Kiara i tha Luizit se nuk po duron dot më, kur Luizi kërkon vëmendjen e saj me “presion”, duke ditur tipin e saj, që nuk është njeri shumë i afrueshëm dhe nuk të përqafon gjithë kohën.

Ajo shtoi se dashurinë e shpreh në mënyra të tjera dhe jo me puthje e përqafime. Luizi i tha Kiarës se në një lidhje, ka dashuri, përkujdesje dhe vëmendje dhe e pyeti atë se cilën nga të treja, i dha kur ishte sëmurë.

Kiara tha se ajo ishte në një bluzë me Dean dhe nuk kishte si të përkujdesej për të. Luizi nga ana tjetër, u shpreh se ai për të del nga shtëpia, e jo më të heqë bluzën.

Kiara: Mos e përdor më emrin tim, kaq po të them!/ Luizi: Mos ia fut kot

Kiara i tha Luizit se atë e shqetëson shumë fakti që ai qëndron shtrirë nga mëngjesi deri në darkë dhe më pas ngrihet me nerva dhe kur qetësohet, shkon e përqafon sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ajo shtoi se, i ka shkuar disa herë te shtrati Luizit dhe e ka pyetur nëse ai do ndonjë ilaç për dhimbjen e kokës, por ai e ka përzënë.

Kiara i tha Luizit se ajo nuk e ka në tip mënyrën, se si ai ka dëshirë që të përkujdeset për të, ndërsa shtoi se vetëm ajo e mirëkupton Luizin dhe se këtë gjë, nuk e merr në këmbim nga ai.

Luizi u shpreh se ai i ka prishur marrëdhëniet me të gjithë banorët, thuajse ka hequr dorë nga qëllimi kryesor për hyrjen e tij në Big Brother, që është fitorja dhe kjo, sipas tij, për shkak se i është përkushtuar me “mish e shpirt” Kiarës.

Duke biseduar me të në oborr, Luizi tha se ai do vazhdoi ta bëjë një gjë të tillë, t’i përkushtohet asaj. Pas kësaj deklarate, Kiara tha se është hera e parë dhe e fundit që e përfshi atë në disa situata dhe që e përmend emrin e saj.