Transmetuar më 13-03-2023, 21:24

Prindërit janë të pangushëllueshëm pas vdekjes tragjike të vajzës së tyre 4-vjeçare nga motra e saj 3-vjeçare.

E mitura gjeti një armë të mbushur në shtëpinë e familjes në Teksas, SHBA, dhe qëlloi aksidentalisht motrën e saj.

Dy vajzat e mitura, sipas Sherifit të Qarkut Ed Gonzalez, ishin në dhomën e gjumit kur ndodhi tragjedia.

Në banesën e familjes ndodheshin pesë të rritur, të afërm dhe miq të familjes, e megjithatë dy vajzat e mitura ato momente ishin gjendur pa mbikëqyrje.

Njëri nga prindërit besonte se prindi tjetër po vëzhgonte dy vajzat e mitura.

Por ky hamendësim pasoi tragjedinë: Vajza 3-vjeçare gjeti një armë të mbushur dhe qëlloi një herë duke vrarë motrën një vit më të madhe.

Të afërmit dëgjuan vetëm një të shtënë. Ata vrapuan në dhomë dhe e gjetën vajzën 4-vjeçare të përgjakur.

Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, vajza e mitur ka gjetur vdekjen.

"Kjo është një tjetër histori tragjike e një fëmije që mori një armë dhe goditi dikë tjetër. Këtë herë pati jetë të humbur nga të shtëna me armë zjarri”, tha Ed Gonzalez. Ishte një vdekje e parandalueshme, – shtoi ai.

Prokuroria e rrethit do të vendosë nëse ndonjë nga të rriturit do të përballet me akuza. Hetimi është ende në fazën paraprake.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Everytown for Gun Safety, ka pasur të paktën 58 të shtëna aksidentale nga fëmijët në SHBA. Ato shkaktuan 22 vdekje dhe 37 të plagosur, raporton noa.al.