Transmetuar më 13-03-2023, 21:14

Vite pas vendimit për të lënë detyrat e tyre mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë filluar të përjetojnë pasojat e veprimeve të tyre.

Nga intervista e famshme e Oprah, dokumentari i Netflix dhe autobiografia ‘Spare’, Princi Harry dhe Meghan Markle duket se po dalin si humbësit e mëdhenj.

Princi Harry pritet të mos marrë asgjë nga testamenti i babait të tij, mbretit Charles.

Ashtu si Princi Andrew, i cili thuhet se nuk mori asgjë nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth.

Në një artikull të fundit për New Zealand Herald, Daniel Elser vë në dukje se Princi Harry do të ketë të njëjtin fat si xhaxhai i Princit Andrew.

Një veprim i tillë do të përkeqësojë gjithashtu marrëdhëniet e tij tashmë të tensionuara me vëllain e tij Princin William. Ky i fundit pritet të jetë trashëgimtari i vetëm i mbretit Charles.

Ky fakt vjen edhe pas vendimit të mbretit Charles për të dëbuar Princin Harry dhe Meghan Markle nga Frogmore Cottage. Një vendim i mbështetur nga shumica e britanikëve. /noa.al