Transmetuar më 13-03-2023, 19:04

Ish-fituesi i Big Brother vite më parë, Qetsori ka hyrë me synim të qartë në edicion. Gjatë një bisede me banorët ai tha se ka hyrë të thyejë rekord botëror, të fitojë për të dytën herë.

Madje ai u shpreh se Luizi nuk e meriton ta fitojë këtë Big Brother pasi është shumë intrigant dhe manipulator.

I pyetur nga Fotini, nëse mendon vërtetë që ai do e fitojë këtë Big Brother, Qetsori shprehu sigurinë se po, duke thënë se është shumë i përqëndruar në çdo gjë. Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luiz Ejllin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Do thyej rekordin botëror, do fitoj dy Big Brother, jam shumë i përqëndruar’– u tha banorëve Qetsori, i cili nxorri mikrofonin e tij që mban numrin 1, si për të nënkuptuar se është i pari në garë.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i merr valixhet”, i është kundërpërgjigjur këngëtari i njohur.