Transmetuar më 13-03-2023, 18:47

Banorët e “Big Brother Vip” patën mundësinë ditën e sotme që të shikonin disa mesazhe të fansave të tyre jashtë, nëpërmjet platformës “Big Love.” Kjo e fundit është krijuar disa javë më parë dhe banorët herë pas here kanë lexuar mesazhet që fansat e tyre iu kanë dërguar.

Gjatë ditës së sotme, Luizi mori një mesazh nga një person i shtrenjtë, pikërisht nëna e tij. Luizi, së bashku me banorët e tjerë, lexuan përshëndetjen e nënës së këngëtarit, e cila kishte përmendur në veçanti faktin që Luizi dhe Olta u bënë “bashkë” në lojën “siameze”, ndërsa nuk kishte shkruar asgjë për Kiarën.

“Përshëndetje çapaçulat e nënës, jeni shumë të mirë, Zoti ju rujt’ të gjithëve dhe Zoti është i madh që bëri bashkë Oltën dhe Luizin në një bluzë. Më keni kënaqur. Nëna e Luizit nga New York”- thuhej në mesazhin, i cili e bëri shumë të lumtur Luizin.

Fakti që në mesazh nuk ishte përmendur emri i Kiarës, nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjet dhe menjëherë kanë nisur komentet e ndryshme. Disa mendojnë se ky është një “mesazh” për Luizin dhe lojën e tij, ndërsa të tjerë shkruajnë se nëna e Luizit shprehu “mendimin” e saj për Kiarën me këtë mesazh.

Por mesazhet për dyshen Luiz-Olta nuk mbaruan me kaq. “Luiz më shumë shkoje me Oltën në lojë se sa me Kiarën, të përshëndes”, ishte një tjetër mesazh për Luizin, i cili iu përgjigj duke thënë: “Lëri këto tani, ku i ka bërë Luizit këto. E ka cilësuar, me Oltën “në lojë”.