Transmetuar më 13-03-2023, 18:29

Olta mendon se Deamishelin e ka trembur nominimi, prandaj ajo hedh “kunja” për të. Teksa një pjesë e banorëve po qëndronin në oborr, Dea i tha Oltës se ajo tani do afrohet me Armaldon, pasi është zënë me Qetsorin.

Olta u shpreh se Dea po përpiqet të bëhet faktor, prandaj bën komente të tilla. Pas këtij debati, Olta i tha Deas se ajo është e trembur nga nominimi i kësaj jave prandaj flet ashtu.

Qetsori i cili i doli në mbështetje të Oltës tha se janë 7 persona në nominim dhe Dea bën mirë që përgatitet.

Ai madje tha se banorët që e konsiderojnë veten të vjetër, janë të çmendur, koment ky që nuk u prit mirë nga asnjëri.