Transmetuar më 13-03-2023, 15:19

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka folur për "TeleLombardia" gjatë programit “Inter Connection”. Këto janë deklaratat e tij për momentin e zikaltërve dhe më gjerë: "Sigurisht ajo që bëri babai im është kaq e rëndësishme, saqë i dha një kthesë ndërkombëtare klubit. Më pas klubi pati një histori pozitive edhe me mua. Për ne kjo gjë është shumë e bukur, është një privilegj që e kemi pasur këtë aventurë. Jemi gjithashtu të kënaqur që shkoi shumë mirë".

Si e vlerësoni Interin këtë sezon?

E nisëm me shumë më tepër ambicie sesa realiteti i sotëm. Napoli është shumë i fortë, por 18 pikë larg është diçka që nuk të vendos në një pozicion të mendosh se ke bërë më të mirën. Lukaku do të kishte qenë shumë i dobishëm nëse do të ishte në formë. Dhe më pas situata e Skriniar ndoshta krijoi probleme.

Cili është lojtari që ju ka surprizuar këtë sezon?

Patjetër Lautaro. Si në rolin e qendërsulmuesit, ashtu edhe në atë të kapitenit po ia del shumë mirë. Ka qëndrimin e duhur. Calhanoglu ka bërë shumë mirë në mesfushë. Në fund të fundit, ne kemi lojtarë interesantë.

Cili është lojtari që imagjinoni të veshur me fanellën e Interit?

Për të gjithë, të thuash Recoba është krejt normale. E konsideroj kulmin e imagjinatës dhe të plotësisë. Ai dinte të gjuante, të driblonte dhe të bënte gjithçka. Gjithashtu për mua Ronaldo mbetet më përfaqësuesi për klasën e lojtarëve më të mëdhenj; ai ishte superior.

Kujtimet më të bukura?

Kujtimi më i mirë është padyshim Madridi, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe kuptuar se ishte më e lehtë nga sa mendoja. Ishte diçka e bukur dhe interesante. Momenti më i keq? Nuk dua ta kujtoj, më mërzit dhe ndihem në faj (qesh).

Nëse do të blinit përsëri një klub futbolli, me çfarë pamjeje do të shfaqeshit?

Nuk kam menduar kurrë për këtë, sepse tani çdo lojtar ka kosto të frikshme. Mbappé është yll i padiskutueshëm, por i pamundur. Unë do të kisha bërë diçka më shumë për Haaland, ai është i lezetshëm.

Interin duket se nuk ka kush ta mbrojë në media, si e shihni këtë?

Pas humbjeve, gjithmonë duhet të ngrini fytyrën lart, jo vetëm rastësisht. Është ligji i më të fortëve në shoqëri, në këtë mënyrë tifozët kuptojnë se ka një të ardhme pozitive. Nuk e di se si shpërndahen pushtetet në shoqëri, por të marrësh qëndrim kur gjërat shkojnë mirë është shumë e lehtë. Si fans pres që dikush të dalë dhe ta mbrojë. E them këtë për të shpresuar që të jem i lumtur të dielën e ardhshme ose për të ardhmen. Futbolli është një gjë magjepsëse, por në të cilin duhet të ëndërrosh.

A do të ishte histori perfekte një rikthim i Mourinhos?

Varet se çfarë lloj supe e nxehtë është… Për Mourinhon më duket gjithmonë se ia vlen. Ai ishte shumë i mirë në stolin e Interit. Mourinho është dikush që "izolohet", e vendos veten kundër të gjithëve.