Transmetuar më 13-03-2023, 13:40

Lezhë- Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në oborrin e banesës së Preng Pjetrit në Lezhë, ish-kryeplak i fshatit Ungrej.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00. Në verandën e banesës së Preng Pjetrit, 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.