Transmetuar më 13-03-2023, 11:10

Kukës- Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Kukës, automjeti tip “Daimler Chrysler “, ka përplasur një këmbësor.

I dëmtuari po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Kukës/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.