Transmetuar më 13-03-2023, 10:46

E tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës. Të paktën kështu shpreson zoti Xavi për karrierën e tij. Duke folur në periferi të konferencës për shtyp, në kuadër të ndeshjes kundër Atletico Bilbao, ish-mesfushori historik spanjoll është ndalur edhe në atë që do të dëshironte për të ardhmen:

“Mendoj se është e vështirë të jesh si Ferguson, por shpresoj të jem si ai këtu në Barcelonë. I jam shumë mirënjohës presidentit, ai më thotë se është i kënaqur me punën tonë. Presidenti është i përkushtuar ndaj klubit dhe ne i jemi mirënjohës për këtë.

Shpresoj që Laporta të qëndrojë për shumë vite. Ne trajnerët varemi nga rezultatet. Tani nuk është koha për të folur për rinovimin e kontratës sime. Gjithsesi kam edhe një vit kontratë”.

Më vonë pati edhe një pasazh për rastin "Negreira" dhe gjyqtarët: "Nuk e di se çfarë po kërkojnë. Jam i fokusuar te lojtarët, te loja, te ndeshjet. Ajo që po ndodh nuk do të na destabilizojë.

Nuk e di nëse Real Madridi ndihet i dëmtuar apo jo, kjo është një pyetje që duhet t’ua bëni atyre".