Transmetuar më 13-03-2023, 09:00

8 lojtarë që përpiqen të ndalojnë Kvaratskhelia. Gjeorgjiani driblon tre kundërshtarë dhe nis një gjuajtje shumë të fuqishme nën traversë. Scalvini goditi me kokë, por nuk mundi të shmangë një gol kaq të mrekullueshëm.

Goli i anësorit të Napolit ndaj Atalantës ishte një magji e pastër, e ka vënë re edhe Marco Van Basten. Ish-legjenda e Ajax-it dhe Milanit u çmend nga goli i Kvaratskhelia ndaj skuadrës së Gasperinit.

Këto janë fjalët e raportuara nga faqja holandeze AD.nl: “Shikojeni këtë gol; tetë lojtarë kundër njërit të vetëm. Pastaj mendoni me vete: nuk mund të jetë e vërtetë që ai shënon gol”.

Me "rrjetën" e fundit, Kvaratskhelia arrin kuotën e 13 golave këtë sezon (11 në Serie A dhe 2 në Champions League) dhe ka dhënë 15 asiste (11 në Serie A dhe 4 në Champions League) në 28 paraqitje gjithsej.