Transmetuar më 13-03-2023, 08:14

Lajmi i parë zbeh sugjerimin e ditëve të fundit. “Ibrahimovic nuk do të luajë si titullar në ndeshjen e sotme. Ndoshta do ta bëjë këtë së shpejti, po stërvitet në vazhdimësi, por nuk është gati ende plotësisht ndaj Salernitanës”, – konfirmon Pioli.

Në sulm, pra do të ketë hapësirë për njërin mes Giroud dhe Origi, me favorit të parin. Trajneri i kuqezinjve shfaqet në sallën e shtypit me qetësinë e dikujt që ka arritur në çerekfinale të Champions League, por në të njëjtën kohë me vetëdijen se duhet të shtrëngojë menjëherë radhët:

“Në Evropë do të ketë ekipe të forta, por të gjithë do të kenë frikë të përballen me ne. Sidoqoftë, duhet të kthehemi me kujdes në Serie A. Nëse duam të ringjallim sërish emocionet e Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm, duhet të kualifikohemi. Le të qëndrojmë të fokusuar”.

Pioli ka disa dyshime për formacionin. Giroud ose Origi në sulm, Calabria ose Saelemaekers në të djathtë, Diaz ose De Ketelaere në mesfushë: “Në këtë ndeshje do të luajë Milani më i mirë, ajo që bëmë në Londër nuk ka rëndësi, rëndësi ka vetëm ajo që do të bëjmë sot.

Në momentin negativ, kur të tjerët na bënë gjyqin, ne qëndruam të bashkuar. Ne i kuptojmë gabimet. Përfundimi i sezonit do të jetë vendimtar për të përcaktuar se si do të jetë e ardhmja jonë. Ne ende mund të përmirësohemi shumë”.

Piol foli edhe për Rafael Leao, pas skualifikimit ndaj Fiorentinës: “Duhet të kuptojmë se si t’i shërbejmë më mirë. Unë flas për kolektivin, padyshim. Nëse të gjithë rriten, rritet edhe individi. Kundër Tottenhamit ai lëvizi mirë. Ai është lojtari më i lirë në lëvizjet e tij në fushë, kështu që duhet të kuptojmë se si ta shfrytëzojmë sa më shumë”.