Transmetuar më 12-03-2023, 19:44

Fier- Aksident në Fier.
Një mjet ka devijuar nga rruga, dhe pasi ka rrëshqitur e përplasur, është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti.
Nga burimet për mediat bëhet me dije se një automjet është kthyer përmbys në rrugë. Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie ku edhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.