Transmetuar më 12-03-2023, 19:39

TIRANË- Persona të pa identifikuar aksidentojnënë gazetarin shqiptar në Greqi dhe zhduken në drejtim të paditur.

Shpëtim Zinxhiria është aksidentuar pak ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar në Greqi, atje ku edhe punon dhe jeton. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë afër kthesës së Kalitheas në Athinë, ku disa persona kanë përplasur gazetarin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Përmes një postimi në “Facebook”, kolegët e gazetarit shqiptar bëjnë me dije se ai pas aksidentit i është nënshtruar një operacioni të vështirë në të dyja këmbët, ndërsa kërkojnë informacione për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kontaktojnë televizionin ose vetë gazetarin.

“Sot u njoftuam per një ngjarje shumë të rëndë që i ka ndodhur kolegut, mikut dhe vellait tonë, Shpetim Zinxhiria ditë më parë në Athinë. Gazetari i njohur në fushën e investigimeve në lidhje me komunitetin shqiptar në Greqi është aksidentuar nga persona të panjohur në një rrugë afër kthesës së Kalitheas në Athinë. Gazetari i televizionit TV Tribuna i është nenshtuar një operacioni të vështirë në të dyja këmbët. Ne si kolegë të tij kaq vite, kërkojmë nga i gjithë opinioni publik, që sadopak informacion të japin, është shumë shumë e rëndësishme për kapjen e njerëzve që organizuan këtë aksident masakër,”- thuhet në njoftim.