Transmetuar më 12-03-2023, 19:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e artit së fundmi.

Sipas raportimit të mediave të huaja bëhet me dije se reperi amerikano-jugor, Costa Titch, është rrëzuar në skenë teksa këndonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Lajmin e trishtë e njoftoi familja e 28-vjeçarit në Instagram.

“Vdekja ka trokitur tragjikisht në derën tonë. Ajo na vodhi djalin, vëllanë dhe nipin tonë të dashur”, thuhej në postim. Ndërkohë, nuk është zbuluar ende shkaku i vdekjes.

Sakaq, videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur reperi bie në skenë dhe dikush e ngre atë. Qëndron në këmbë për disa sekonda dhe më pas rrëzohet.

Organizatorët e festivalit ku ai po performonte, Ultra South Africa, thanë se ishin “të shkatërruar” nga vdekja e reperit të ri.

Karriera e tij pati një rritje të shpejtë. Kënga ‘Big Flexa’ e bëri atë një yll në të gjithë Afrikën pas suksesit në TikTok.