Transmetuar më 12-03-2023, 18:24

Azerbajxhan- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Azerbaixhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.

Sipas një postimi në faqen e tij në Facebook, Begaj shkruan se “bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”.

Por në fotot e publikuara nga vetë Presidenti bie në sy se dora e djathtë e tij është e fashuar teksa gishti i vogël është plotësisht i mbuluar me fasho.

Presidenca nuk ka dhënë ende informacion lidhur me gjendjen e Kreut të Shtetit, por fakti që ai ka vijuar axhendën duket se gjendja shëndetësore në dorën e djathtë nuk e ka detyruar atë të anulojë takimin me Presidentin e Azerbaixhanit.