
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka theksuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e kësaj marrëveshjeje.
Sakaq, Rohde i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e Ohrit, duke u shprehur që mos ta humbasin autobusin.
Takimi i radhës i nivelittë lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.
Për të përgatitur këtë takim dhe për të diskutuar për zbatimin e tij, gjatë kësaj jave, në Kosovë ka qëndruar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.