Transmetuar më 12-03-2023, 15:24

TIRANË- Një avion i linjës Tiranë-Perugia ka pësuar defekt.

Pasagjerët që ndodheshin në avionin kanë mbetur në Rinas. Kjo pasi avioni me të cilin ishin, u detyrua që të kthehej e të bënte ulje emergjente në Rinas për shkak të një defekti teknik në avion. Por tashmë prej më shumë se 3 orësh pasagjerët kanë mbetur në Rinas dhe nuk u jep njeri sqarim mbi situatën.

"Nuk na jep njeri sqarim," tha njëri prej pasagjerëve.