Transmetuar më 12-03-2023, 14:22

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Ersekë në afërsi të Drenovës.

Burime për median bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi nga aksidenti janë shënuar dëme materiale.

Në spital ka përfunduar vetëm një grua pasagjere për kontroll nga tronditja.

Në vendngjarje ndodhet policia të zbardhur detajet e aksidentit.