Transmetuar më 12-03-2023, 13:04

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, tashmë nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të kërkuara në treg.

Ajo prej vitesh ka fituar zemrat e publikut dhe po vazhdon të jetë e pranishme nëpër koncerte në vende të ndryshme.

Së fundmi ajo mori vëmendje me gjestin e saj në një nga mbrëmjet jashtë trojeve shqiptare.

Derisa po performonte live, autorja e hitit ”Dhimbje dhimbje” në një moment ndaloi muzikën dhe ndihmoi një fanse që ishte e pranishme aty. Kjo pasi në bazë të një video që u publikua, vajza nuk ndihej mirë dhe se gati ishte duke i rënë të fikët.

“Veç pak, veç pak. Ndaloni muzikën”, u dëgjua duke thënë Zeqiri teksa bashkë me njërin nga bashkëpunëtorët e ekipit e largoi nga turma.

Ky veprim i yllit të famshëm u komentua në masë të madhe pasi veç profesionit tregon shpesh edhe anën humane.