Transmetuar më 12-03-2023, 11:47

TIRANË- KQZ ka hedhur shortin për të caktuar relatorët pas ankimimit të kreut të PD-së Sali Berisha dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Gjatë shortit të hedhur ditën e sotme, relator për ankimimin e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmali, ndërsa për ankimimin e Alibeajt është caktuar relator Koli Bele. Po ashtu është hedhur dhe shorti për ankimimin e Lëvizjes Bashkë, ku është caktuar relator Elvis Çefa.

Rezultatet e shortit percaktuan:

1. relator te kerkeses nr. 29 (Kerkesa e PD depozituar nga z. Sali Berisha), z. Ilirjan Rusmali; 2. relator i kerkeses nr.30 (kerkesa e partisë "Levizja Bashke", z. Elvis Çefa; 3. Relator i kerkeses nr. 31 (kerkesa "Partia Demokratike e Shqiperise", perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeja), z. Koli Bele.