Transmetuar më 12-03-2023, 10:54

Turqi- Aksidentohet autobusi ku udhëtonte një skuadër futbolli e kategorisë së tretë në Turqi.

Bëhet fjalë për skuadrën e Alenia Kestelspor, ndërsa ngjarja ndodhi në orën 05:30.

Mediat turke raportojnë se nga aksidenti janë plagosur 12 lojtarë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

Po ashtu raportohet se një prej lojtarëve i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ishte në gjendje kritike për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërsa thuhet se autobusi është tërhequr zvarrë në tokë për 100 metra.