Transmetuar më 12-03-2023, 09:36

Gjermani- Nesër (e hënë), grevë në aeroportet gjermane. Shkak i pezullimit të 351 udhëtimeve është bërë një grevë 24 orëshe që do të mbajë ky sektor, konkretisht kontrollet e sigurisë. Ky lajm u bë i ditur nga sindikata.

“Duhet të priten kohë më të gjata pritjeje dhe anulime fluturimesh,” tha sindikata, e cila më herët dje bëri thirrje për të mbështetur kërkesat e punëtorëve për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj strukture, Ralph Beisel u shpreh kundër kësaj greve duke akuzuar sindikatën se po ndërmerr hapa abuzive, duke shtuar se aeroportet përpiqen të merren me “krizën më të thellë në aviacion”.

Ndërkohë, sindikata pohon se paga për turnet e natës dhe të fundjavës nuk është rritur që nga viti 2006, ndërsa negociatat për rritje kanë nisur që nga 2013-ta.